Disa tipare që tregojnë se keni vetëvlerësim të ulët

schedule14:50 - 17 Gusht, 2020

schedule 14:50 - 17 Gusht, 2020

Shumë njerëz përballen me vetëvlerësimin e ulët, i cili jo vetëm që i kufizon ata të shijojnë jetën ashtu siç duan, por gjithashtu ka një ndikim madhor në shëndetin mendor, duke shkaktuar probleme të tilla si depresioni apo ankthi. Bright Side ka renditur disa shenja që tregojnë se vuani nga vetëvlerësimi i ulët në mënyrë që të mund të jeni më të vetëdijshëm për këtë, shkruan abcnews.al.

Ju nuk pranoni komplimente.

7 tipare që sinjalizojnë se keni vetëvlerësim të ulët

Modestia është me të vërtetë një gjë e mirë, megjithatë gjithçka ka të bëjë me sasinë e duhur të saj. Nëse veproni me shumë modesti, do të thotë që nuk besoni mjaftueshëm tek veten juaj.

Ju e konsideroni veten si një person të zakonshëm.

7 tipare që sinjalizojnë se keni vetëvlerësim të ulët

Sjellja tipike e një personi që nuk e vlerëson mjaftueshëm veten është se nuk besojnë se vlejnë shumë. Një person i tillë mendon se nuk është shumë i aftë, dhe kur bëjnë një punë të shkëlqyer besojnë se e arritën këtë sepse ishte e lehtë.

Mendoni se të tjerët i vërejnë vetëm të metat tuaja dhe ju gjykojnë.

7 tipare që sinjalizojnë se keni vetëvlerësim të ulët

Një person me vetëbesim të ulët është një kritik i madh i vetvetes, dhe shpesh i cilëson këto kritika si një të vërtetë në sytë e të tjerëve.  Ata kanë tendencë të mendojnë se të tjerët shohin vetëm anën e tyre të keqe dhe i përqeshin ato, edhe pse kjo mund të mos jetë aspak e vërtetë.

Iu referoheni gjithmonë mendimeve të të tjerëve.

7 tipare që sinjalizojnë se keni vetëvlerësim të ulët

Një shenjë që tregon shumë se nuk keni vetëbesim është frika për të shprehur mendimin tuaj. Është më e lehtë t’i referoheni mendimeve të të tjerëve, pasi mendoni se janë njerëz më me autoritet dhe më të denjë.

Kurrë nuk ia bëni qejfin vetes.

7 tipare që sinjalizojnë se keni vetëvlerësim të ulët

Njerëzit që nuk e vlerësojnë veten mjaftueshëm, rrallëherë bëjnë diçka thjesht për kënaqësi. Ata do të mendojnë një milion arsye për të mos bërë diçka që ata me të vërtetë duan të bëjnë, edhe nëse do t’i bëjë ata të ndjehen pak më të lumtur. Sidoqoftë, një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar vetëvlerësimin e ulët është të bëni gjëra që ju pëlqeni me të vërtetë.

E krahasoni veten me të tjerët, duke menduar se janë më të mirë.

7 Traits That Signal You Have Low Self-Esteem

Psikologët rekomandojnë që të shmangni krahasimin me të tjerët, pasi jo vetëm që ndikon negativisht në vetvete por gjithashtu mund të jenë supozime të pabaza.

Kurrë nuk provoni gjëra të reja sepse keni frikë nga dështimi.

7 Traits That Signal You Have Low Self-Esteem

Një person me vetëbesim të ulët i trembet dështimit. Kjo është arsyeja pse ata gjithmonë nuk duan të provojnë eksperienca të reja. Njerëzit e tillë janë shumë të ndjeshëm dhe frika ul vetëbesimin e tyre edhe më shumë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!