Sa më shpejt që të zbulohen problemet shëndetësore, aq më shumë mund të shmangni dëmtimet serioze në të ardhmen. Përpos vizitave mjekësore, ekzistojnë disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më shumë mbi shëndetin tuaj.
Shikimi
Testi i Amsler ndihmon në identifikimin e degjenerimit makular, një gjendje që e bën shikimin më pak të mprehtë. Zakonisht shfaqet tek njerëzit mbi 50 vjeç dhe përparon shumë shpejt, si dhe mund të çojë në verbëri të plotë. Testi duhet të bëhet në një dhomë të ndriçuar mirë. Vendoseni foton 25-38 cm.
Mbylleni njëri sy me dorë dhe shikoni pikën për disa sekonda, dhe më pas të njëjtën gjë me syrin tjetër. Nëse vini re që të gjitha linjat janë të barabarta, pa ndonjë shtrembërim apo shenja gri, kjo do të thotë që retina juaj është krejtësisht e shëndetshme, në të kundërt keni probleme shëndetësore.
Qëndrueshmëria
Ushtrimet fizike intensive nuk rekomandohen për njerëzit e moshuar dhe njerëzit që kanë probleme kardiovaskulare. Para se të bëni ndonjë aktivitet fizik, duhet të kryeni disa teste të thjeshta. Ngjitni ngadalë shkallët në disa kate dhe numëroni rrahjet e zemrës. Nëse pulsi juaj është rreth 120 rrahje në minutë, do të thotë që jeni të shëndetshëm. Por nëse e tejkalon këtë shifër në minutë, do të thotë që keni filluar të gulçoni ose të përjetoni dhimbje gjoksi.
Qëndrimi i trupit
Qëndrimi i kërrusur mundd të tregojë një lakim serioz të shtyllës kurrizore, si dhe mund të keni kifozë. Konkaviteti i shtyllës kurrizore gjithashtu tregon se ka diçka që nuk shkon me të. Merrni 2 lapsa në duar dhe mbajini ashtu sikurse në foton ilustruese. Nëse lapsat janë paralelë me njëri-tjetrin kjo do të thotë që nuk keni probleme me shtyllën kurrizore, në të kundërt duhet t’i drejtoheni mjekut.
Frymëmarrja
Uluni dhe merrni frymë thellësisht. Mbajeni frymën dhe matni se për sa kohë mund të qëndroni. Rezultati normal për një person të shëndetshëm nuk duhet të jetë më pak se 40 sekonda për burrat dhe 30 sekonda për gratë. Pas 5 minutash, merrni përsëri frymë thellësisht dhe më pasi mbajeni frymën. Një person i shëndetshëm mund të qëndrojë për 25-40 sekonda.
Çfarë përpiqet të tregojë dhimbja e kokës?
Dhimbjet e kokës mund të jenë të ndryshme, si për nga intensiteti ashtu edhe nga vendndodhja. Nëse keni dhimbje në pjesën e përparme të kokës, kjo do të thotë që nuk po flini mjaftueshëm. Nëse keni dhimbje në pjesën e pasme të kokës, kjo është një sinjal i nivelit të lartë të stresit. Ndërsa keni dhimbje në pjesën e sipërme të kokës, kjo mund të thotë që nuk po ushqeheni shëndetshëm. xh.d/abcnews.al