Disa të vrarë në Kaliforni pas të shtënave gjatë festës së Halloween

schedule13:39 - 1 Nëntor, 2019

schedule 13:39 - 1 Nëntor, 2019

Disa persona kanë mbetur të vrarë në Orinda, në Kaliforninë e Veriut, gjatë festës së Halloween. Mediat ndërkombëtare konfirmojnë lajmin duke shtuar se përveç katër viktimave ka dhe disa të plagosur. Por ende nuk ka shifra zyrtare.

Ndërkohë po mbrëmjen e Halloween një fëmijë 7 vjeç po mblidhte ëmbëlsira në zonën ku banonte, në shëtitjen tradicionale të festës, por çdo gjë përfundoi në tragjedi kur ajo u plagos rëndë nga një plumb qorr.

Ngjarja ndodhi në Çikago, në episodin e radhës së dhunës nga armët e zjarrit. Vogëlushja ishte e maskuar si bletë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

Në Çikago të shtënat me armë zjarri dhe dhuna e lidhur me armët tashmë janë një plagë e vërtetë për qytetin. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!