Urinimi i një burri nga një urë në Berlin të Gjermanisë ka shkaktuar disa të plagosur, sipas një autoriteteve gjermane.
“BBC” raporton se sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Berlin, një burrë, ende i paidentifikuar, urinoi nga Ura Jannowitz mbi një anije me turistë mbrëmjen e së premtes.
Të surprizuar nga veprimi, disa persona u hodhën përpjetë në momentin që anija e turistëve po kalonte nën urën 4 metra të lartë duke përplasur kokat.
Transmetuesi gjerman “DW” raporton se 4 persona janë dërguar me ambulancë në spital me të çara në kokë.
Deri më tani nuk dihet nëse shkaktari është arrestuar, apo është gjobitur për veprimin e tij.
Burri është kritikuar gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku njëri shkruante: “Edhe kafshët në kopshtin zoologjik sillen më mirë.”/tvklan.al