Disa sende personale të Al Capones dalin në ankand, shiten për 3 milionë dollarë

schedule22:03 - 12 Tetor, 2021

schedule 22:03 - 12 Tetor, 2021

Al Capone ka vdekur gati 75 vjet më parë, por interesi për gangsterin famëkeq amerikan është shumë i madh.

Gjatë fundjavës, disa nga pasuritë e tij të çmuara u shitën në ankand për të paktën 3 milionë dollarë.

Familja Capone shiti disa nga gjërat e tij, përfshirë edhe pistoletën e tij të preferuar në një ankand në Kaliforni.

Ngjarja u mbajt në një klub privat dhe mblodhi diku 1.000 blerës, përfshirë 150 që morën pjesë për katër orët e gjata të ngjarjes. Të përfshira ishin edhe disa stoli prej diamantesh dhe fotografi të familjes.

Al Capone ishte një mafioz i Çikagos i njohur si shef krimi në vitet 1920 Ai përfundimisht u burgos për evazion fiskal dhe kaloi disa vjet i mbyllur në Alcatraz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!