Disa rregulla për të veshur si duhet bluzën e zezë

schedule18:24 - 5 Maj, 2022

schedule 18:24 - 5 Maj, 2022

Bluza klasike e zezë zë një vend të rëndësishëm në garderobën e meshkujve. Megjithatë, nëse dini ta kombinoni në mënyrë korrekte, do t’i shtojë pikë stilit tuaj. Po flasim për një T-shirt të zezë, të thjeshtë dhe pa printime. Së pari, kini parasysh që të zgjidhni një bluzë pa V.

Sa më e “përmbajtur” të jetë dekolteja, aq më mirë. Së dyti, kini parasysh pëlhurën. Mund ta vishni me një xhaketë por me një kusht që xhaketa të mos jetë shumë e çelur. Një rregull tjetër që duhet të dini është se nuk përputhet me xhinse blu. Ky kombinim është shumë i zakonshëm dhe aspak lajkatar.

Përshtatet me pantallona të errëta: blu e errët, gri e errët, një ton më i lehtë se e zeza, por edhe me një ngjyrë më intensive. Asnjëherë me xhinse të bardha. Sa i përket kombinimit me pantallona të zeza, zgjidheni në një rast mbrëmjeje. Sigurohuni që këpucët dhe rripi të “thyejnë” errësirën absolute. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!