Gjykata e Tiranës ka pezulluar punën për vijimin e proceseve gjyqësore deri në datën 9 nëntor.
Pezullimi ka ardhur pas infektimit me koronavirus i disa punonjësve të Gjykatës dhe si masë parandaluese për përhapjen e epidemisë së Covid-19.
Në vendimin e sotëm, thuhet se janë pezulluar gjykimet në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës, për datat 5, 6, 9 nëntor, me përjashtim të çështjeve me karakter urgjent.
Sipas njoftimit ky vendim vjen pas rritjes së madhe të numrit të infektimeve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, duke arritur në shifra rekord.

n.d./abcnews.al

