Kryetari i Partisë së Gjelbër në Australi, Adam Bandt, u kritikua të premten për shkak të një postimi në Twitter ku bënte thirrje që vendi i tij të shpallej Republikë, vetëm 5 orë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, sipas The Guardian.
Rest In Peace Queen Elizabeth II.
Our thoughts are with her family and all who loved her.
Now Australia must move forward.
We need Treaty with First Nations people, and we need to become a Republic.
— Adam Bandt (@AdamBandt) September 8, 2022
“Mendimet tona shkojnë për familjen dhe ata që e deshën. Tani Australia duhet të ecë përpara”, shkroi Bandt. “Na duhet një traktat me indigjenët dhe duhet të bëhemi Republikë”.
Ai u akuzua edhe nga disa mbështetës të tij se nuk po tregonte respekt duke diskutuar këtë çështje në një moment të tillë, vetëm pak orë pas vdekjes së monarkes.
“E shpifur, nuk prisje dot as 6 orë para se të publikoje agjendën tënde politike”, iu përgjigj një përdorues në Tëitter.
Kryeministri , Anthony Albanese është një mbështetës prej kohësh i kthimit të Australisë në republikë, por nuk dha asnjë koment në lidhje me postimin e Brandt.
“Sot nuk është një ditë për politikë,” tha ai për Radio National. “Sot është një ditë për të nderuar shërbimin e Mbretëreshës Elizabeth si kreu i shtetit tonë gjatë këtyre 70 viteve dhe për të falënderuar përkushtimin e saj dhe kontributin e saj në Australi.
Qeveria federale laburiste kishte paralajmëruar tashmë synimin e saj për të mbajtur një referendum mbi shpalljen e republikës nëse zgjidhet për një mandat të dytë.
/abcnews.al