Disa nga faktorët që fshihen pas mungesës së vaksinave në Indi

schedule15:27 - 12 Maj, 2021

schedule 15:27 - 12 Maj, 2021

India është në kthetrat e shpërthimit më të keq të Covid-19, ku shifrat e të infektuarve dhe viktimave vazhdojnë të rriten çdo ditë. Ndërsa furnizimet thelbësore mjekësore janë drejt fundit, vendet dhe korporatat në të gjithë botën i kanë ardhur në ndihmë  Indisë. Por gjithashtu këto vende po vendosin kufizime në udhëtimet ndërkombëtare ndërsa situata vazhdon të përkeqësohet.

India deri më tani ka administruar 175,171,482 doza vaksinash. Por gara për të vaksinuar popullsinë ende vazhdon.

Disa nga faktorët që qëndrojnë pas mungesës së vaksinave:

Eksportimi i vaksinave. Në janar,  India miratoi vaksinën Covaxin dhe Covishield dhe qeveria filloi të eksportonte me shpejtësi një numër të madh dozash përmes programit COVAX, duke përmbushur  kërkesat  në shumë vende por jo në vendin e saj.

Lëndët e para. Aktualisht ka një mungesë të lëndëve të para për Institutin Serum të Indisë, i cili po prodhon Covishield. India ka qenë kryesisht e varur nga SHBA-ja, e cila kishte ndaluar përkohësisht eksportet.

SHBA  hoqi ndalimin e eksportit në 25 Prill. Por do të duhet pak kohë derisa materialet të mbërrijnë në Indi.

Kërkesa e madhe. India ka zhvilluar fushatën e vaksinimit në faza gjatë tre muajve të fundit për personat më të rrezikuar. Por më 19 Prill, ndërsa vala e dytë po përhapej me shpejtësi, qeveria indiane njoftoi se nga 1 Maji të gjithë të rriturit midis 18-44 vjeç mund të aplikojnë për të marrë vaksinën.

Çështjet e koordinimit midis qeverive të shtetit dhe ato federale. Për shkak të koordinimit të dobët midis shtetit dhe qarqeve, disa prej tyre janë ankuar se nuk po marrin vaksinat e nevojshme të cilat qeveria federale i kishte premtuar.

Hendeku në kërkesë dhe furnizim është më i dukshëm në qarkun e Maharashtra, i cili është detyruar të mbyllë disa nga qendrat e vaksinimit pasi kanë mbaruar vaksinat./abcnews.al