Unaza prej ari dhe diamanti që basketbollisti amerikan Kobe Bryant i dhuroi mamasë së tij 20 vite më parë është shitur në ankand me një vlerë prej 209.080 dollarësh.
Unaza që përmban 40 gurë të vegjël prej diamanti u ble ditën e djeshme nga një person anonim në ankandin “Goldin” në Los Angeles.
Kobe bleu për prindërit e tij dy unaza identike për të kujtuar kampionatit e parë në NBA, raporton TMZ. Nëna e tij, Pamela Bryant vendosi që t’i shesë unazat vite më parë, bashkë me disa sende të tjera të tij, por basketbollisti e ndaloi.
Më pas ai aprovoi shitjen e gjashtë artikujve tek një koleksionist privat dhe një adhurues i LA Lakers me një vlerë prej 280 mijë dollarësh. Bryant humbi jetën në janar të këtij viti gjatë një aksidenti me helikopter në Los Angeles.
Mes viktimave ishte dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna. /abcnews.al