Disa modele fustanesh që do të rinovojnë pamjen tuaj verore

schedule19:29 - 19 Maj, 2022

schedule 19:29 - 19 Maj, 2022

Fustanet me lule janë të përjetshme. Çfarë i bën këto modele fustanesh kaq të veçanta? Janë moderne dhe përshtaten me trendet e çdo sezoni. Një gjë është e sigurt, veshjet me lule dhe kryesisht fustanet, do të na shoqëronë për shumë vite të tjera.

Për sa i përket modës së verës , siç pritej, fustanet me modele lulesh janë në Top 10 të tendencave. Pra, fustanet me lule meritojnë patjetër një vend në listën e blerjeve verore, pasi mund t’i vishni në mënyra të ndryshme. Për më tepër, mund t’i kombinoni me çfarëdo.

Mund t’i kombinoni me një palë sandale të sheshta apo platforma por gjithashtu dhe me taka të larta -mundësisht në një nga nuancat e fustanit – për daljet në mbrëmje që do t’ju bëjnë të bini në sy.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!