Disa mite që duhet t’i dini mbi shëndetin

schedule12:45 - 25 Janar, 2020

schedule 12:45 - 25 Janar, 2020

Dëgjojmë gjithçka për shëndetin, shpesh disa pakuptime. Besojeni, shumica janë genjeshtra. Kërcitja e gishtave shkakton artrit

Kur ju kërcisni gishtat shkaktohet një shpërthim flluskash ajri që formohen nga lëngu sinovial, i cili ka për qëllim ushqimin e indeve dhe lubrifikon nyjet. Studime të shumta janë përpjekur të thonë se ky zakon është i dëmshëm dhe shkakton artrit. Deri tani nuk është gjetur asnjë lidhje. Kërcitja e gishtave nuk është as e mirë, as e keqe. Rrotullimi jonormal i nyjeve kur bëhet shpesh, mund të shkaktojë inflamacion.

1.Gjalpi shëron djegiet

Në të vërtetë kjo është veçse një klishe dhe nuk ka asnjë bazë mjekësore. Përveçse  është e padobishme, lehtësimi i djegies nuk zgjat shumë, por mund të jetë edhe me efekte, pasi favorizon infeksionet. Pas djegies shpërlajeni plagën me ujë të ftohtë, më pas përdorni vajin e duhur, ose në raste të rënda, shkoni direkt në urgjencë.

2.Barku të fryhet nga birra

Nuk është birra ajo që të shëndosh, pasi ajo ka 110 kalori për litër, kundrejt 160 të verës së kuqe. Shkaku është faktori sasi. Kush pi shpesh birrë tenton për më tepër, gjithashtu ka mundësi ta shoqërojë atë me ushqime jo të shëndetshme. Kjo shpjegon fryrjen tek pijedashësit. Duket se thënia ka lindur nga gjermanët, konsumatorët e njohur të birrës.

3.Çokollata i bën keq stomakut

Ngrënia e çokollatës nuk ngadalëson tretjen – përkundrazi, duket se e favorizon. Në sasi të vogla, çokollata e zezë ka një rol mbrojtës kundër mëlçisë. Edhe miti se çokollata shkakton akne nuk ka baza. Prania e puçrrave është hormonale dhe varet nga mosha. Por ama është e vërtetë se teprimi i ushqimeve dhe ëmbëlsirave të skuqura dëmton lëkurën.

4.Sheqeri me tepricë i bën fëmijët hiperaktivë

Studime të shumta shkencore janë bërë për të vërtetuar këtë teori popullore, por nuk kanë gjetur prova që konfirmojnë atë. Në sasi të tepërta efektet e sheqerit janë të këqija për shëndetin e të rriturve dhe fëmijëve, sidomos tek obezët dhe diabetikët. Teoria u ngrit në vitin 1974, nga një mjek amerikan, William Crook, pranë Akademisë Amerikane të Pediatrisë, por më pas ajo u hodh poshtë.

5.Spinaqi të bën të fortë

Nëse besoni se spinaqi është burim i pashtershëm hekuri, kjo është një legjendë urbane. Ai përmban hekur, por jo në sasi të mëdha në krahasim me perimet apo bishtajoret e tjera. Miti i rremë ka lindur në 1890, kur disa nutricionistë amerikanë bënë të njohur përmbajtjen e hekurit të perimeve. Por një gabim i parëndësishëm teknik, duke vendosur presjen në vendin e gabuar, përmbajtja e hekurit të spinaqi u bë 10 herë më e lartë sesa në të vërtet. Gabimi u zbulua disa dekada më vonë, por në të njëjtën kohë Popeye dhe ushqimi i tij i preferuar e kishin pushtuar botën.

6.Gërhitja është bezdisëse vetëm për ata që ndodhen afër

Natyrisht që është, por është gjithashtu e rrezikshme për shëndetin e atyre që gërhasin. Për një kohë të gjatë kjo u konsiderua si një shqetësim i thjeshtë, dhe si i tillë u la në harresë. Gërrhitja mund të jetë sinjal për probleme më serioze. Në fakt, mjekët kanë vënë re se ata që gërrhasin janë më të prirur për të pasur probleme të tensionit të lartë dhe çrregullimeve kardiovaskulare, të shoqëruara me ndërprerje të vërteta të frymëmarrjes, të ashtuquajtur apnea e natës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!