Disa mënyra si t’i mbani këmbët ngrohtë në dimër

schedule19:04 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 19:04 - 14 Dhjetor, 2020

Temperaturat e ulta mund të shkaktojnë shqetësime serioze në shëndet, nëse nuk kujdeseni për veten tuaj. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa mënyra sesi të qëndroni ngrohtë nga këmbët, në dimër.

1. Vishni çorapet e duhura

Mos mendoni se duke veshur shumë çorape këmbët tuaja do të qëndrojnë ngrohtë. Kjo është një ide e gabuar, pasi shtresat e shumta do të ushtrojnë presion dhe përsëri do të keni këmbë të ftohta. Zgjidhja më e mirë është të vishni një palë çorape të trashësisë së mesme. Mos vishni çorape pambuku, por leshi.

2. Vishni këpucët e duhura

Këpucët sigurojnë shtresën e jashtme të mbrojtjes nga lagështia dhe luajnë një rol të madh në mënyrën se si këmbët tuaja mbajnë (ose nuk mbajnë) ngrohtësinë. Kjo do të thotë që ju duhet të vishni çizme që ajrosen, të papërshkueshme nga uji, të cilat lejojnë që djersa e këmbëve tuaja të çlirohet.

3. Vendosni një shtresë brenda këpucës

Në këpucët e dimrit, vendosni një shtresë tjetër brenda tyre, që kontakti me të ftohtin të jetë sa më i largët. Jo vetëm kaq, por kjo zgjidhje do t’ju japë një komoditet shtesë dhe do të zvogëlojë aromat e pakëndshme.

4. Thani çizmet para se t’i vishni

E keni dëgjuar shprehjen se i ftohti vjen nga këmbët. Epo, kjo është e vërtetë, prandaj kujdesuni që sapo të ktheheni në shtëpi, t’i thani këpucët që mund të jenë lagur nga shiu ose bora. Gjithashtu para se të dilni, ngrohini para që këmbët të qëndrojnë të ngrohta./e.b-abcnews.al