Këmbët e njeriut kanë rreth 29 muskuj, dhe pas një dite të vështirë në punë ose qëndrimi në këmbë, mund të duket se secili muskul bërtet për ndihmë.
Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa mënyra sesi mund të qetësoni këmbët tuaja.
1. Provoni një shëtitje ndijore
Shëtitja ndijore është një aktivitet i të ecurit zbathur në sipërfaqe të ndryshme. Ecni në gurë, në gjethe pemësh, në bar etj. Duke shkelur në materiale të ndryshme këmbët tuaja do të ndjehen të relaksuara.
2. Shtresoni këmbët
Nëse i keni këmbët të lodhura, provoni të kombinoni një masazh dhe shtresime. Gjatë larjes tuaj, përdorni një shtresues dhe butësisht masazhojini. Kjo është e shkëlqyer për ata që përpiqen të shmangin kallot dhe çarjet në thembra. Pas kësaj, shpëlajini këmbët me ujë të ngrohtë, informon abcnews.al.
3. Masazhojini këmbët me një top tenisi
Nëse keni nevojë për një masazh relaksues dhe dëshironi një lehtësim të menjëhershëm pas një dite të gjatë pune, ka një zgjidhje për ju. Ajo që duhet të bëni është të merrni dhe top tenisi dhe ta rrotulloni me shputën e këmbës. Kjo do t’ju ndihmojë të parandaloni ngërçet, të lehtësoni tensionin dhe t’ju sigurojë relaksim.
4. Ushtroni këmbët
Për të forcuar këmbët, provoni t’i shtrini dhe t’i ushtroni. Ekziston një ushtrim shumë i thjeshtë që mund ta provoni.
- Vendosni një peshqir të vogël në tokë
- Vendoseni këmbën në fund të peshqirit, duke lënë shputat në pëlhurën e peshqirit.
- Shtypni thembrën në peshqir dhe bëni gishtërinjtë tuaj brenda duke mbledhur pëlhurën, informon abcnews.al.
5. Vendosni akull
Nëse thembrat e këmbëve ju dhembin ose duken të ënjtura, ka shumë mundësi të jeni duke përjetuar një lloj inflamacioni. Nëse ndodh kjo, provoni të mbështillni akull në këmbët tuaja për 15 minuta. Nëse dhimbja vazhdon, është mirë të këshilloheni te një mjek.
6. Provoni një pastë bananeje
Nëse ndiheni sikur këmbët tuaja janë të lodhura dhe kanë nevojë për pedikyr, ilaçi më i mirë gjendet në kuzhinën tuaj. Merrni një banane dhe shtypeni në një tas derisa të bëhet në formën e pastës. Futini këmbët tuaja në ujë të ngrohtë. Nxirreni jashtë ujit njërën këmbë dhe masazhojeni me pastën e bananes. Lëvizja duhet të jetë rrethore dhe duhet të zgjasë 4 minuta për secilën këmbë, informon abcnews.al.
7. Prisni thonjtë tuaj
Nëse keni ndjerë që gishtërinjtë tuaj ju dhembin pas një dite të gjatë kem këpucët e veshura, ka shumë mundësi që thonjtë e këmbëve tuaja janë shumë të gjata. Nëse nuk i prisni, mund të përjetoni trauma, thonj të trashë, kallo, madje dhe dhimbje. Pritini thonjtë në një gjatësi të moderuar dhe pastroni skajet e mprehta./e.b-abcnews.al