Disa mënyra si ta përdorni limonin për kujdesin tuaj personal

schedule21:33 - 4 Janar, 2021

schedule 21:33 - 4 Janar, 2021

Ende jeni duke kërkuar për një përbërës magjik, për t’u kjdesur për lëkurën tuaj? Nëse po, ne po ju themi se e kemi gjetur. E gjitha që ju duhet është një limon i verdhë, që sot gjendet lehtësisht. Për shkak të karakteristikave të tij, limoni shpesh shtohet në maska ​​speciale, pastrime, kremra dhe locione, duke rritur kështu efektivitetin dhe efikasitetin e ndikimit të tyre.

Më poshtë mund të gjeni disa mënyra sesi mund ta përdorni limonin për kujdesin tuaj personal

 Për flokë të ndritshëm

Nëse vendosni lëngun e limonit në flokë dhe e mbani gjatë ditës, flokët tuaj do të shndërrisin.

Heq njollat në fytyrë

Nëse keni njollla në fytyrë, vendosni lëng limoni në zonën e prekur dhe lëreni të veprojë magjinë e tij për 10-15 minuta, më pas shpëlajeni atë.

Balsam buzësh

Mjedisi i ftohtë, lëkura e thatë natyrale, mungesa e vitaminave të gjithë këta faktorë mund të bëjnë buzët e çara. Limoni ju ndihmon për t’i hidratuar ato, vetëm duke bërë buzët me lëng.

Hiqni pikat e zeza

Të gjithë janë përballur me problemin e pikave të zeza. Mos u shqetësoni! Limoni do t’ju ​​ndihmojë për t’i hequr qafe! Fërkoni butësisht një pambuk që është zhytur në lëng limoni në zonën e prekur për t’i zhdukur./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!