Një studim tregoi se 99% e popullsisë së botës konsumonin më shumë kripë sesa kishte nevojë trupi për të funksionuar si duhet. Por, nëse duhet të reduktoni konsumimin e kripës, ideja më e mirë është të gjeni përdorime të tjera që nuk janë të lidhura me ushqimin. Bright Side ka renditur disa veti që ka ky produkt shtëpiak shumë i zakonshëm, pa qenë e nevojshme ta konsumoni atë, shkruan abcnews.al.
Ftohni shpejt pijet
Një zgjidhje mjaft e thjeshtë për të shpejtuar procesin e ftohjes është përdorimi i ujit, akullit dhe kripës. Vendosni këto 3 përbërës në një enë me pijet që dëshironi të ftohni dhe për pak minuta do të shijoni një pije të freskët.
Pastroni pluhurin nga lulet tuaja artificiale
Vendosini lulet në një qese dhe hidhni pak kripë. Do të vini re që pluhuri do të hiqet nga kripa, duke i bërë lulet tuaja më të pastra.
Pastroni makinën tuaj larëse
Hidhni pak kripë dhe pak uthull në lavatriçen tuaj. Do të vini re që gjithçka duket më me shkëlqim dhe e re. Ju mund ta përsërisni të gjithë procesin sa të doni ose keni nevojë, derisa lavatriçja të duket krejt e re.
Pastroni njollat në mobilje
Duke përdorur kripë dhe vaj ulliri, mobiljet tuaja prej druri duken më të reja. Vendosni pak kripë dhe vaj mbi mobilje, dhe me anë të një pëlhure, pastrojeni për disa minuta.
Hiqni njollat e djersës
Me vetëm një lugë kripë dhe produktet e zakonshme të larjes që keni në shtëpi, mund të rinovoni veshjet tuaja. Lagni më parë pëlhurën dhe hidhni kripën tek njolla dhe lëreni për 12 orë. Pastaj thjesht lajeni dhe shpëlajeni atë normalisht.
Parandaloni ngërçet
Ky truk nuk përdoret nga askush tjetër përveç tenistit profesionist, Rafael Nadal. Kur Nadal ka ngërçe, ai pi pak ujë me kripë të holluar dhe kjo e ndihmon atë të qetësojë dhimbjen. Mund të mos jetë gjithmonë zgjidhje, por mund t’ju ndihmojë nëse ngërçet vijnë për shkak të një ndryshimi të kohëve të fundit në dietën tuaj, ose sepse djersiteni shumë.
Bëni fshesat të zgjasin më shumë
Kur blini një fshesë të re, hidhni pak kripë para se ta përdorni për herë të parë. Përgatitni një solucion me ujë të kripur në një kovë dhe lëreni në të për disa minuta. Kjo do të zgjasë jetën e një prej produkteve më të rëndësishme të pastrimit në shtëpinë tuaj.
Eliminoni rrathët e zinj poshtë sytë tuaj
Duke zvogëluar konsumin e kripës, ju gjithashtu mund të eliminoni rrathët e zinj poshtë syve. Kjo për shkak se konsumimi i ushqimeve shumë të kripura bën që trupi juaj të mbajë më shumë lëng, dhe kjo çon në krijimin e rrathëve të zinj. /abcnews.al/