“Disa mendime nuk më lënë të qetë”, sinqeriteti i ‘pensionistit’ Robben

schedule18:39 - 26 Prill, 2020

schedule 18:39 - 26 Prill, 2020

Arjen Robben, i njohur në botën e futbollit si “holandezi fluturues”, vari këpucët në gozhdë në fundin e sezonit të shkuar, duke mbyllur një karrierë shumë të suksesshme 19 vjeçari.

Sulmuesi anësori e nisi karrierën në Holandë, për të luajtur pastaj për skuadra “big” të Europës, si Real Madrid, Chelsea dhe Bayern Munchen. Pikërisht me bavarezët, Robben kaloi vitet e tij më të mira, duke u shndërruar në idhullin e tifozerisë gjermane.

Sot, Robben ka dhënë një intervistë, ku ka treguar se po i mungon futbolli: “Në fillim, sapo u tërhoqa, futbolli nuk më mungonte fare. Por pastaj erdhi një fazë që nuk më linin mendimet, të tipit: “Hej, do të dëshiroja të luaja edhe pak”. Dita-ditës, më vijnë shpesh në kokë këto mendime”, u shpreh ish-sulmuesi holandez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!