Disa këshilla si të veproni për mostharjen e lëkurës nga i ftohti

schedule10:20 - 13 Janar, 2021

schedule 10:20 - 13 Janar, 2021

Një nga problemet më shqetësuese te vajzat dhe gratë gjatë dimrit është edhe tharja e lëkurës nga i ftohti.

Ditën e sotme, në ABC e Mëngjesit janë dhënë disa këshilla nga biokimistja Irxhana Dobrovoda se si duhet të veproni në të tilla raste.

Ka predispozita më shumë për tu tharë lëkurat e thata, pasi lëkurat e yndyrshme kanë yndyrën sado mund të mos duken bukur estetikisht.

Një lëkurë e thatë ka rjepje drejt hundës, ballit, ka skuqje. Prandaj duhet trajtuar me kremra me bazë vajore, për ta ndaluara për të ardhur në gjendjen e tyre më të mirë.

Gabimi që bëjmë është se e përdorim skrapin shpeshherë dhe nuk e dimë përbërjen e tij se ai mund ta rjepje lëkurën.

Larësi është i domosdoshëm për ta përdorur në mëngjes dhe në darkë, pastaj një sërum dhe hidratant, mbrojtja  e diellit që duhet përdorur si në dimër edhe në verë”.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!