Disa këshilla si të kujdeseni për lëkurën në dimër

schedule21:35 - 28 Nëntor, 2021

schedule 21:35 - 28 Nëntor, 2021

Dimri është periudha më e vështirë e vitit për lëkurën tonë. Nga njëra anë, ajri i ftohtë jashtë dhe nga ana tjetër, klima e thatë që mbizotëron në ambiente të mbyllura për shkak të ajrit të kondicionuar, krijojnë një kombinim që prish barrierën hidrolipidike dhe zhvesh lëkurën nga vajrat dhe lagështinë natyrale.

Për këtë arsye, duhet të kujdeseni që procesin e trajtimit ta pasuroni me kompozimet e duhura sidomos gjatë natës. Kur lëkura riparon dëmtimet e saj, ka kohë të thithë përbërësit e dobishëm që ofrojnë. Hapat që duhet të ndiqni për një lëkurë të hidratuar.

Pastrimi me vaj

Lëreni mënjanë ujin micelar dhe pastruesin me acide dhe agjentë aktivë. Preferoni një vaj pastrimi që do të jetë shumë më i butë për lëkurën tuaj, duke hequr grimin dhe papastërtitë butësisht por në mënyrë efektive.

Hidratimi me serum me acid hialuronik

Pas pastrimit, aplikoni direkt serumin me acid hialuronik. Bëni lëvizje tamponade derisa të përthithet plotësisht përpara se të kaloni në hapin tjetër.

Ushqyerja me vaj hidratues

Zgjidhni një përzierje me ekstrakte bimore të cilësisë së lartë, si livando rigjeneruese, trëndafil kundër plakjes apo kalendula qetësuese. Vaji shton një shtresë tjetër hidratimi në lëkurë.

Rigjenerimi me krem ​​hidratues ose kundër plakjes

Sa më e thatë të jetë lëkura, aq më i fortë duhet të jetë kremi. Kështu produktet e holla lini për verë dhe zgjidhni kompozime të pasura me lipide. Në vend të kremit hidratues, para gjumit mund të aplikoni në fytyrë dhe qafë një maskë që rrit prodhimin natyral të acidit hialuronik, redukton humbjen e tij dhe në të njëjtën kohë “mbush” linjat e imta dhe rrudhat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!