Shpesh, kujdesin për t’u dukur më të rinj njerëzit e lidhin me produktet e ndryshme. Sidoqoftë, çdo gjë duke filluar nga stilimi i flokëve deri tek qerpikët mund të ketë një ndikim të madh në pamje. Por, sipas Bright Side ka disa mënyra që në dukje janë të parëndësishme që mund të japin atë shkëlqimin rinor që çdo person kërkon të ketë.
Shmangni aplikimin e tepërt të make up-it
Konturimi është bërë një trend dhe shumë prej jush mund ta bëjnë rregullisht atë, duke menduar se do t’ju japë një pamje më të rafinuar. Por, në fakt nuk është një opsion i mirë nëse doni të dukeni më të freskët.
Vishni madhësinë e duhur të reçipetave.
Zgjidhni reçipetat e përshtatshme, pasi ata bëjnë që të dukeni më të gjatë dhe disa kilogramë më të dobët.
Mënyra se si drejtoni automjetin tuaj, mund të përshpejtojë krijimin e rrudhave.
Nëse keni shpenzuar shumë kohë në makinë dhe për shkak se dritaret e makinave nuk ju mbrojnë dot nga rrezet e rrezikshme të diellit, këta të fundit mund të shkaktojnë krijimin e rrudhave. Prandaj, nuk duhet ta ngisni kurrë makinën, pa aplikuar më parë krem mbrojtës.
Përmirësoni mënyrën se si qëndroni
Qëndrimi i keq mund t’ju bëjë të dukeni më të vjetër se sa jeni në të vërtetë. Prandaj, është e nevojshme të përmirësoni qëndrimin në karrike apo edhe kur ndodheni në këmbë dhe të mos mbani shumë sende në çantë. Në këtë mënyrë, do të dukeni më të rinj por gjithashtu do të shmangni dhimbjen e shpinës, qafës dhe shpatullave.
Përfshini në garderobën tuaj veshje me ngjyra
Mbani në dollapin tuaj më shumë ngjyra festive si jeshilja, bluja, e bardha apo portokallia, pasi bëjnë që fytyra juaj të shkëlqejë dhe të nxjerrë në pah bukurinë. Ndërsa rrobat neutrale, gri apo të zeza do t’ju bëjnë të dukeni më të dobët.
Aplikoni buzëkuq të kuq.
Për shkak të moshës, linjat natyrore përreth buzëve fillojnë të zbehen dhe për këtë arsye është mirë që të aplikoni buzëkuq me ngjyrë të kuqe osë me një nuancë të ngjashme, pasi kjo ngjyrë simbolizon rininë, sensualitetin dhe bukurinë. /abcnews.al/