Disa javë nga largimi i pushtuesit, autoritetet ukrainase nisin hetimet për krime lufte në Kherson

schedule10:41 - 29 Nëntor, 2022

schedule 10:41 - 29 Nëntor, 2022

Autoritetet në Ukrainë janë duke hetuar në vendet ku dyshohet të jenë bërë tortura nga pushtuesit në qytetin e Kherson-it. Më shumë se dy javë pasi rusët u tërhoqën, hetuesit thonë se janë gjetur pesë dhoma torture në qytetin jugor dhe të paktën katër prej tyre ishin në rajonin Kherson.

Ukrainasit kanë dëshmuar se ata janë izoluar, rrahur, janë goditur me elektroshok, janë marrë në pyetje dhe janë kërcënuar me vdekje, sipas AP. Ndërkohë, sipas ekspertëve të të drejtave të njeriut, këto akuza të bëra deri më tani janë vetëm “maja e ajsbergut.”

Policia kombëtare ukrainase thotë se më shumë se 460 krime lufte janë kryer nga ushtarët rusë në zonat e pushtuara së fundmi të Khersonit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!