Qoftë me ngjyrë të guximshme apo me vija diskrete, xhaketa e verës është e domosdoshme gjatë kësa stinej. Por ndërsa modelet janë të shumta, mënyra se si e vishni është pjesa më elegante. Në pasarelën e Jacquemus, mbizotëroi xhaketa prej liri, e zezë kombinuar me pantallona të shkurtra Bermuda.
Feragammo solli kombinimin e xhaketës me bel me një fund dhe taka të larta. Ky vështrim veror u pa dhe në koleksionin e Rejina Pyo, që përfshiu një fund midi me bel të lartë me butona kombinuar me një xhaketë të gjatë, portokalli të ndritshme dhe sandale me rripa.
Altuzarra erdhi me një set shumë elegant me xhaketë dhe pantallona të kombinuara me sandale me platformë të lartë. Bermuda zgjodhi pantallona të shkurtra të gjera dhe një këmishë ngjyrë bezhë përmes një xhakete kaki nga koleksioni veror Vince.
/abcnews.al