Disa ide se si të vishni këmishat oversize në vjeshtë

schedule13:27 - 2 Shtator, 2022

schedule 13:27 - 2 Shtator, 2022

Këmishat oversize do të jenë trend dhe këtë vjeshtë. Gjatë verës, blogeret e kanë veshur mbi rroba banje dhe funde slip, por tani është koha t’i japim një stil më vjeshtor dhe ta kombinojmë me dollakë, pantallona të shkurtra, funde lëkure, xhinse ose pantallona zyre.

Kur mendojmë për dizajnin perfekt, kërkojmë diçka të rehatshme. Preferohet pambuku por gjithashtu dhe sateni për pamje më formale pas punës. Modelet me vija mbetet zgjedhja klasike por edhe këtë sezon do të shikojmë nuancat më ta gjalla. Vajzat e modës na kanë treguar se si ta veshim këmishën oversize.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!