Kapiteni i avionit të “AnadoluJet” u detyrua që të hiqte dorë nga ngritja në aeroportin Ben Gurion i Tel Avivit pas disa pasagjerë morën në celularët e tyre disa foto shqetësuese, të cilat tregonin rrëzimin e avionit.
Mesazhet shkuan vetëm te celularët iPhone përmes aplikacionit AirDrop dhe dyshohet se janë dërguar nga një grup të rinjsh që gjendeshin po ashtu në avion. Fotot tregonin rrëzimin e një avioni të Turkish Airlines në Gjermani dhe të një tjetri në SHBA.
Pas disa orësh kërkime nëpër bagazhet e pasagjerëve, avioni u rinis për në Stamboll. /abcnews.al