Disa faktorë që ndikojnë të mos arrini suksesin që dëshironi

schedule18:54 - 19 Gusht, 2020

schedule 18:54 - 19 Gusht, 2020

Shpesh, kur njerëzit nuk arrijnë të marrin atë që kanë dëshiruar prej kohësh priren të fajësojnë të tjerët në këtë situatë. Por ka edhe të tjerë që arrijnë të tejkalojnë pengesat e tyre dhe vazhdojnë të ecin përpara. Bright Side ka renditur disa faktorët që mund të ndikojnë negativisht në procesin e krijimit të një të ardhme të ndritshme, shkruan abcnews.al.

Ëndrrat iluzionare

9 Simple Reasons That Slow Your Success Down

Shpesh njerëzit ëndërrojnë për gjëra pothuajse të pamundura. Në këtë mënyrë njerëzit jetojnë
në botën e tyre imagjinare, duke pritur për një mrekulli, dhe duke mos bërë asnjë përpjekje për të arritur qëllimet e tyre. Dhe nëse nuk bëni asgjë dhe qëndroni në një vend, ekziston një probabilitet shumë i ulët që ju të gjeni një valixhe me një milion dollarë. Për të përmirësuar situatën tuaj, përpiquni të bëni diçka që nuk keni bërë kurrë më parë.

Pamundësia për t’u përqendruar në një qëllim specifik

9 Simple Reasons That Slow Your Success Down

Shumë prej nesh kanë tendencë të jetojnë sipas parimit të mëposhtëm – “dy minuta më shumë në Instagram dhe unë do të vazhdoj punën”. Për shkak të teknologjisë dhe varësisë sonë, ndonjëherë bëhet e pamundur që të përqendrohemi në një punë. Si rezultat, mbeten shumë punë të papërfunduara. Në mënyrë që të jeni më produktivë, mbarojini gjërat në afatet e caktuara.

Nuk merrni përgjegjësi për veprimet tuaja

9 Simple Reasons That Slow Your Success Down

Jo çdo ngjarje që ndodh në jetë është faji ynë, por të gjitha ato janë përgjegjësia jonë. Fajësimi i njerëzve të tjerë ose pengesat nuk do të ndryshojë situatën, por duke marrë përgjegjësinë e plotë për një situatë, ju mund të ndërtoni një të ardhme më të mirë. Aftësia për të pranuar gabimet tuaja dhe për t’i korrigjuar ato është faza e parë dhe më thelbësore në rrugën tuaj drejt suksesit. Thjesht merrni përgjegjësi dhe realizoni idetë dhe ëndrrat tuaja .

Nuk merrni mbështetjen e duhur nga të afërmit

9 Simple Reasons That Slow Your Success Down

Një nga sekretet kryesore të suksesit të një personi është mbështetja që merr nga të afërmit. Por ndonjëherë në vend të mbështetjes, përballeni me negativitet dhe keqkuptim prej tyre gjë që e bën të vështirë të vazhdoni rrugën që keni zgjedhur. Mundësia më e mirë është t’u tregoni të dashurve tuaj se sa i doni ata, ndërsa në të njëjtën kohë të shpjegoni se sa të rëndësishme janë gjërat për ju, çfarë rezultati doni të merrni dhe sa e rëndësishme është mbështetja e tyre.

Kërkoni një fajtor për dështimet tuaja

9 Simple Reasons That Slow Your Success Down

Ekzistojnë 2 lloje të njerëzve në botë – ata që vazhdojnë të fajësojnë të gjithë për dështimet e tyre dhe ata që marrin përgjegjësinë për rrëzimet e tyre. Ata që duan të fajësojnë mund të tregojnë një gisht drejt qeverisë, vendit në të cilin jetojnë, ose prindërve të tyre që nuk u kanë dhënë aq sa duhet për t’u bërë të suksesshëm. Ndërsa lloji i dytë i njerëzve, ata që arritën të bëhen të suksesshëm, e dinë që suksesi varet vetëm nga përpjekjet, këmbëngulja dhe qëllimet e tyre dhe se nuk ka asnjë gjë për të fajësuar të tjerët. Dështimet mund t’i stimulojnë ata të bëhen edhe më të suksesshëm.

Keni qëllime jorealiste

9 Simple Reasons That Slow Your Success Down

Ëndrrat tuaja mund të shndërrohen në qëllime. Ju mund të krijoni një ide të qartë se si të arrini t’i realizoni, sa kohë do t’ju duhet dhe sa realë janë ato. Metoda SMART mund t’ju ndihmojë shumë kur analizimin e qëllimeve. Dhe edhe nëse qëllimi që ju vendosni rezulton jo real, ekziston një rrugëzgjidhje – përpiquni ta formuloni atë ndryshe ose ta ndani atë në nën synime.

Ndikoheni nga dështimet e mëparshme

9 Simple Reasons That Slow Your Success Down

Secili prej nesh ka hasur në dështime. Ndonjëherë pavarësisht përpjekjeve, rezultati që doni thjesht nuk ndodh. Në këtë rast, duhet të analizoni situatën, të kuptoni gjërat që keni bërë gabim dhe ta provoni deri në arritjen e asaj që doni. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!