Disa aplikacione mund t’i diagnostikojnë sëmundjet dhe t’i trajtojnë ato

schedule12:18 - 4 Maj, 2022

schedule 12:18 - 4 Maj, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Shumë aplikacione janë të afta të diagnostikojnë sëmundjet por edhe t’i trajtojnë ato. Një aplikacion, i zhvilluar nga Kaia Health është po aq i mirë sa një terapist. Sipas një prove, e cila përfshinte 552 pacientë me osteoartrit, nxorri në pah se gabimet që kishte sugjeruar aplikacioni ishin të njejta më të terapistëve.

Në provat klinike, pacientët me dhimbje shpine, të cilët përdorën aplikacionin u përmirësuan më shumë sesa ata që bënë fizioterapi. Aplikacioni është i regjistruar si një pajisje mjekësore nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe gjithashtu në Bashkimin Europian.

Që nga viti 2017 FDA ka miratuar më shumë se 40 aplikacione të tjera shëndetësore për probleme të ndryshme si diabeti, dhimbja e shpinës, varësia ndaj opioideve, ankthi, dhe astma.

Ato rishikohen vazhdimisht,  sipas rregullave për pajisjet mjekësore, zakonisht në kategorinë me rrezik të moderuar (si testet e shtatzënisë). Aplikacionet që ofrojnë prova të sakta nga provat klinike marrin miratim të përhershëm. Dymbëdhjetë kanë marrë miratimin deri më tani dhe 19 të tjerë janë në listën e përkohshme.

Franca dhe Belgjika po ndjekin modelin gjerman. Aplikacione të tilla, premtojnë shumë kur bëhet fjalë për sëmundje të zakonshme dhe të rralla. Disa janë produkte të pavarura, për të cilat nuk ju nevojitet asgjë më shumë se një smartphone. Brent Vaughan,  i cili aktualisht është shefi ekzekutiv i Cognito Therapeutics, një startup me bazë në Boston, thotë se evolucioni i terapisë digjitale ka kaluar në 3 kategori.

E para ishte kryesisht ajo që ai e quan “nagware” – aplikacione që ndihmojnë pacientët me diabet dhe sëmundje të tjera kronike të menaxhojnë detyrat e zakonshme, të tilla si marrja e ilaçeve, ecja, ngrënia e ushqimit të përshtatshëm ose matja e sheqerit në gjak.

Kategoria e dytë përfshin ndërhyrjet ekzistuese terapeutike që nuk kishin pothuajse asnjë rrezik, të tilla si terapia konjitive për pagjumësinë dhe probleme të ndryshme të shëndetit mendor.

Katergoria e fundit e terapisë digjitale përfshin terapitë e vërteta mjekësore. Këto terapi mund të ndryshojnë avancimin e një sëmundjeje duke ndryshuar mekanizmat themelorë biologjikë, të tillë si rindërtimi i lidhjeve nervore brenda trurit.

Aplikacionet e kujdesit kronik ka të ngjarë të jenë kategoria më e suksesshme e terapisë dixhitale. Një shembull është Freespira, një terapi digjitale për sulmet e panikut dhe çrregullimin e stresit post-traumatik. Ai përbëhet nga një sensor frymëmarrjeje i vendosur në hundë dhe i lidhur me një tabletë që pacientët e përdorin dy herë në ditë për katër javë, raporton abcnews.al

Freespira i ndihmon ata që të normalizojnë frymëmarrjen e tyre.  Sipas Acacia Parks, sulmet e panikut të së cilës filluan kur burri i saj u shtrua në spital pas një aksidenti me makinë, trajtimet aktuale të disponueshme për panikun janë të tmerrshme. Parks thotë se aplikacioni e ka ndihmuar shumë atë.

Disa sisteme amerikane të kujdesit shëndetësor po i integrojnë këto aplikacione terapeutike në aplikacionet specifike të sistemit që pacientët përdorin tashmë për të rezervuar takime dhe për të parë rezultatet e testimit nga mjekët.

Dy problemet më të mëdha që janë shfaqur për ofruesit e kujdesit shëndetësor që eksplorojnë këto mundësi janë gjetja e aplikacioneve më të përshtatshme.

Orcha dhe AppScript janë dy nga kompanitë që shqyrtojnë dhe renditin aplikacionet për efektivitetin, përvojën e përdoruesit dhe privatësinë, dhe përgatitin formularë digjitalë të personalizuar për kushte specifike ose grupe pacientësh. Kompanitë si Xealth janë të specializuar në integrimin e një sërë sistemesh dhe pajisjesh softuerësh shëndetësorë për klientët si Welldoc dhe Advocate Aurora Health.

Marc Sluijs, një konsulent, vlerëson se rreth 11 miliardë dollarë janë investuar deri më tani në 349 kompanitë e terapisë digjitale. Kjo është arsyeja pse prodhuesit e disa terapive digjitale po bashkëpunojnë me kompanitë farmaceutike, raporton abcnews.al.

Vlera e tregut të terapisë digjitale ishte 3.3 miliardë dollarë në vitin 2020, kur shitjet farmaceutike arritën në 1.1 trilion dollarë. Por tregu pritet të rritet me rreth 20% në vit për pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme. Dhe marrëveshje të tilla ofrojnë përfitime të tjera.

Disa kompani farmaceutike mendojnë se terapitë digjitale mund të rrisin shitjet e ilaçeve të tyre dhe besnikërinë ndaj markës së klientëve të tyre. Nëse pacientët i përmbahen regjimit të tyre, ata ndihen më mirë dhe mund të kenë më pak efekte anësore.

Aplikacionet shpesh kanë markën e kompanisë. Terapi të tillë ka të ngjarë të përdoren edhe për goditjet në tru dhe pritet të testohen gjithashtu edhe për Alzheimer dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Chrissy Bellows, është një 74-vjeçare e mbijetuar nga infarkti. Por mjekët i thanë se përmirësimi i gjendjes së saj ishte pothuajse i pamundur më shumë se dy vite pas goditjes në tru. Megjithatë, pas trajtimit Med Rhythms, ajo mund të ecë deri në 100 metra pau mbështetur te bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti i saj kujton një seancë terapie në të cilën ajo po ecte drejt një objektivi të caktuar, por papritur ndaloi,  sikur këmba e saj nuk mund të lëvizte. Rezultoi që muzika kishte ndaluar. E tillë është fuqia që ka aplikacioni mbi kontrollin e trurit.

Vaughan i Cognito mendon se terapia digjitale do të luajë një rol të madh në sëmundje të tilla siç janë çrregullimet mendore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!