Diplomë nderi një qeni, ndihmoi një studente me aftësi të kufizuara

schedule20:58 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 20:58 - 19 Dhjetor, 2018

Në universitetin Klarkson të Nju Jork, qenushi Grifin ka marrë diplomë nderi pasi ka ndihmuar 25 vjeçaren Britani, me aftësi të kufizuara, që të përfundonte masterin e saj.

Diplomë nderi, së bashku me kapelen e zezë tradicionale, për Grifin, një Ritrajvër të verdhë 4 vjeçar i cili ndihmoi 25 vjeçaren Britani Haulei në studimet e saj për masterin në terapi në universitetin Klarkson në Nju Jork. Në ceremoninë e diplomimit qenushi ishte pranë vajzës, dhe u vlerësua pasi kishte treguar një përpjekje të jashtëzakonshme, një impenjimtë vazhdueshëm dhe një dedikim total për mirëqënien dhe suksesin e studentes.

25 vjeçarja u shpreh për mediat amerikane se kishte këmbëngulur për diplomimin e qenit të saj që ditën e parë pasi ai kishte bërë cdo gjë që kishte bërë dhe ajo. Britani lëviz me një karrige me rrota dhe vuan nga dhimbje kronike. Qeni e ndihmon të hapë dhe të mbyllë dyert, të ndezë dritat dhe i çon objektet që ajo i kërkon. Por ajo që është më e rëndësishme është dashuria që qenushi i jep kur vajza buan nga dhimbjet që i shkaktojnë depression dhe ankth. Sa herë Britani shkonte në leksion dhe Grifin shkonte me të. Qeni i është dhënë vajzës falë programit “Katër putra npër burgjet” që i mëson të dënuarve në burgjet e Uest Virxhinia që të trajnojnë dhe më pas të përkëdhelin qentë për të ndihmuar njerëz si Britani./abcnews.al