Një diplomat i lartë rus ka paralajmëruar se tani e tutje Moska do t’i konsiderojë dërgesat e armëve në Ukrainë si “legjitime”.
Komentet e zëvendësministrit të Jashtëm, Sergei Ryabkov, të raportuara nga Sky News dhe BuzzFeed News, ka të ngjarë të ngjallin frikë për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Ukrainë. Ryabkov tha se Rusia ia kishte bërë të qartë qëndrimin e saj SHBA-së.
Ai tha se Rusia “paralajmëroi SHBA-në se pompimi i armëve nga një numër vendesh që ajo orkestron nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime”.
Duke denoncuar sanksionet e SHBA-së kundër Moskës, ai tha se ato ishin përpjekje e paprecedentë për t’i dhënë një goditje serioze sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ruse.
Më tej ai këmbënguli se Rusia nuk kishte ndërmend të dëbonte mediat dhe bizneset perëndimore, duke shtuar: “Ne nuk do ta përshkallëzojmë situatën”.