Diplomati iranian: Veprimet e Hamasit janë të justifikuara

schedule15:17 - 20 Tetor, 2023

schedule 15:17 - 20 Tetor, 2023

I ngarkuari me punë i Iranit në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se Irani ka dy prioritete kryesore: një armëpushim në konfliktin në Gaza dhe për ndihma humanitare për të arritur civilët.

Në një konferencë për mediat në Londër, Seyed Mehdi Hosseini Matin tha se zhvillimet e dy javëve të fundit e kanë rikthyer çështjen e Palestinës në axhendën e botës pas përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe disa vendeve arabe.

“Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë,” tha ai duke shtuar se Irani do të ndërmarrë veprime, në varësi të mënyrës se si do të zhvillohet situata. Ai i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe qeverive të tjera perëndimore që të bëjnë presion mbi Izraelin për të ndaluar sulmin e tij në Gaza.

I pyetur pse Irani nuk e kishte dënuar masakrën e Hamasit dhe kapjen e civilëve izraelitë më 7 tetor, Matin i përshkroi veprimet e Hamasit si vetëmbrojtje të justifikuara dhe legjitime. Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat e kreut të MI5 Ken McCallum për kërcënimin e Iranit ndaj Britanisë së Madhe.

Ai i përshkroi ato si të pabaza dhe tha se zyrtarët iranianë kishin kërkuar në mënyrë të përsëritur prova të forta, por se asnjë nuk ishte paraqitur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!