Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Diplomati gjerman: Mbështetja për Ukrainën mund të bjerë në mesin e krizës energjetike

schedule13:16 - 26 Gusht, 2022

schedule 13:16 - 26 Gusht, 2022

Ambasadori gjerman në Mbretërinë e Bashkuar ka pranuar se ekziston rreziku që mbështetja publike për Ukrainën mund të zbehet këtë dimër pasi kriza energjetike intensifikohet.

I pyetur nëse Gjermania ishte e shqetësuar se mbështetja politike për Ukrainën do të binte mes kushteve të vështira në dimër, Miguel Berger tha: “Mendoj se kjo është e njëjta sfidë këtu në Britani, për Francën, për të gjithë Evropën. Mënyra se si Putin po përdor gazin si armë dhe po ushtron presion mbi shoqëritë tona, ai dëshiron të testojë vendosmërinë tonë. Natyrisht do të varet shumë nga paketat e ndihmës të qeverive tona”.

Diplomati tha se qeveria gjermane ka filluar herët, duke dhënë grante për kompanitë, pagesa direkte për familjet dhe diskutime me sindikatat dhe punëdhënësit. Por ai pranoi se “ekziston një rrezik” që mbështetja të zbehet. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!