Diplomati gjerman: Hapja e negociatave me Shqipërinë strategji për Ballkanin

schedule22:59 - 13 Qershor, 2019

schedule 22:59 - 13 Qershor, 2019

Për Gjermaninë, negociatat me Shqipërinë duhet të hapen për arsye strategjike në Ballkanin Perëndimor. Deklarata u bë nga kryediplomati gjerman Heiko Mass gjatë takimit dhe konferencës së përbashkët për shtyp të dhënë në Berlin me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Në takim u diskutuan mbi ambiciet evropiane të Shqipërisë dhe shteteve të Ballkanit dhe vendimmarrjen e vendeve evropiane për hapjen e negociatave me Shqipërinë pas rekomandimit te pa ekuivok të raportit të Komisionit Evropian.

Ministri në detyrë Cakaj mësohet të ketë informuar homologun gjerman mbi ecurinë e reformave si dhe përmbushjen plotësisht të tre kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian në qershorin e vitit 2018.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Maas vlerësoi rolin e vendit tonë në kryesimin e OSBE-së të cilën e cilësoi jo thjesht një sfidë, por një mundësi të madhe që ka vendi për të performuar në skenën ndërkombëtare./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!