Një punonjës i ambasadës amerikane në Kiev është gjetur i vdekur në dhomën e tij në një hotel të vendosur në qendër të kryeqytetit ukrainas.
Lajmi u konfirmua nga mediat ukrainase të cilat citojnë agjencitë e zbatimit të ligjit për këtë rast.
Diplomati amerikan, emri i të cilit nuk bëhet me dije u gjet nga stafi i hotelit Hilton. Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune teksa hetimet kanë nisur.
“Mund të konfirmojmë vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane nën autoritetin e shefit të misionit në ambasadën në Kiev”, por pa dhënë detaje të mëtejshme”, tha ambasada amerikane në Kiev.
/abcnews.al