Diplomatët rusë dhe familjet e tyre largohen nga Koreja e Veriut me karrocë, duke e shtyrë me duar

schedule14:16 - 26 Shkurt, 2021

schedule 14:16 - 26 Shkurt, 2021

Tetë punonjës të Ambasadës Rude në Pyongyan dhe familjet e tyre kanë kaluar më shumë se 34 orë duke u përpjekur të largoheshin nga Koreja e Veriut këtë javë. Ata patën një udhëtim rraskapitës, pasi karrocën e mbushur me njerëz dhe bagazhe, e shtynë vetë.

Kjo ka ndodhur për shkak të masave shtrënguese antiCovid, ku kufijtë e Koresë së Veriut janë mbyllur prej disa muajsh, duke bllokuar kështu diplomatët të veprojnë brenda Pyongyang.

 

Linja ajrore shtetërore e Koresë së Veriut Air Koryo që operon fluturime nga Vladivostok në Rusinë Lindore, por ato fluturime janë pezulluar gjithashtu prej muaj.

Udhëtimi me tren në një sistem hekurudhor të vjetër ishte mënyra e vetme që diplomatët rusë dhe familjet e tyre mund të largoheshin nga vendi, tha Ambasada Ruse përmes një postimi në Facebook.

Karroca me të cilën ata udhëtuan është një lloj makineri hekurudhore e popullarizuar në vitet 1800 që transportonte pasagjerë përmes përdorimit të një leve ose duke e shtyrë manualisht nga pas.

Ambasada postoi dy fotografi të sekretarit të tretë Vladislav Sorokin duke shtyrë familjen e tij dhe bagazhet e tyre përgjatë shinave të hekurudhës, ndërsa kishin veshur rroba të trasha dimri. Më e vogla e ekuipazhit ishte vajza 3-vjeçare e Sorokin, Varya.

Sorokin u desh ta shtynte karrocën me duar për një kilometër, një pjesë e së cilës përfshinte një urë mbi lumin Tumen që ndan Rusinë nga Koreja e Veriut.

Sapo familja arriti në stacionin rus të Khasan, ata u pritën nga kolegë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të cilët i ndihmuan të shkonin në aeroportin në Vladivostok./e.b-abcnews.al