Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka deklaruar se Shqipëria shënon 112 vite histori në shërbim të diplomacisë shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se sot shënojmë një trashëgimi të jashtëzakonshme të shërbimit diplomatik,
Sakaq, Ministri ka theksuar se me përgjegjësi, ripërtërijnë angazhimin për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë.
“112 vite histori, përkushtim dhe krenari në shërbim të diplomacisë shqiptare
Sot shënojmë një trashëgimi të jashtëzakonshme të shërbimit diplomatik, një histori përkushtimi ndaj interesave kombëtare, paqes dhe sigurisë.
Me përgjegjësi, ripërtërijmë angazhimin tonë për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë”, ka shkruar Hasani./abcnews.al