Diplomacia dhe jo lufta duhej të kishte rregulluar situatën në Nagorno-Karabakh

schedule13:02 - 14 Nëntor, 2020

schedule 13:02 - 14 Nëntor, 2020

Nga Carey Cavanaugh, The Moscow Times

Armiqësitë e fundit mbi Nagorno-Karabakh nuk kishin pse të përfundonin në këtë mënyrë.

Ata mund shkonin shumë më keq, nëse lufta do të vazhdonte. Dhe për fat të keq, ka pasur gjithashtu dekada të humbura për të arritur marrëveshje diplomatike që mund të kishin shmangur këtë katastrofë njerëzore dhe mund kishin sjellë paqen më herët në këtë rajon të trazuar.

Ndërmjetësimi nga ana e Rusisë që hyri në fuqi më 10 nëntor solli një përfundim të shpejtë të 44 ditëve të luftimeve intensive.

Lufta tashmë kishte marrë mijëra jetë, kishte zhvendosur mbi 130,000 njerëz dhe kishte shkaktuar dëme masive në infrastrukturën civile, duke filluar nga blloqet e apartamenteve,  shtëpitë,  spitalet, shkollat dhe bizneset.

Suksesi i Azerbajxhanit në fushën e betejës e ka ndihmuar Bakun të rikthejë kontrollin mbi territoret e tij të mëdha që forcat armene kishin në fillimin e viteve 1990.

Fitorja në Shusha – një qendër e madhe historike, kulturore dhe fetare në fund të luftës  vuri në pikëpyetje si fatin e Stepanakert, kryeqytetin e rajonit, edhe të dhjetëra mijëra vendas që mbetën në rajon.

Ai gjithashtu rriti rrezikun e një dëshpërimit nga Jerevani që mund të ketë përshkallëzuar edhe më tej konfliktin, ndoshta duke tërhequr forcat ushtarake ruse dhe turke në mënyrë aktive.

Marrëveshje e nxituar

Nuk është për t’u habitur që Moska nxitoi. Nuk duhet gjithashtu të jetë për t’u habitur as fakti se nuk ishte vetëm një armëpushim, ndryshe nga tre marrëveshjet e mëparshme të nxitura nga Rusia, SHBA dhe Franca në tetor.

Në secilin nga ato raste luftimet shpërthyen brenda disa orësh. Në të vërtetë, armëpushimi i rënë dakord vetëm dy javë më parë në Uashington , DC thuhet se zgjati disa minuta.

Marrëveshja e fundit vendosi atë që kërkohej për të ndaluar luftimet. Ai përfshinte një armëpushim – këtë herë me vendosjen e shpejtë të paqeruajtësve rusë për të siguruar një rezultat ndryshe nga përpjekjet e mëparshme.

Megjithatë, nuk është një marrëveshje paqësore  e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham e deklaroi atë “historik”, duke i dhënë fund pushtimit shumëvjeçar të Armenisë në tokat e Azerbajxhanit. Në të kundërt, Kryeministri armen Nikoll Pashinyan , e quajti marrëveshjen ” in-ekzistente “, por “zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën aktuale”.

Nëse Pashinyan mund të mbijetojë politikisht nga ky debat mbetet ende e paqartë dhe dëmi që i është bërë demokracisë dhe pavarësisë armene përballë rritjes së varësisë nga Rusia.

Një marrëveshje e qëndrueshme gjithëpërfshirëse mund të arrihet vetëm në tryezën e negociatave, jo në fushën e betejës. Dhe në këtë pikë Grupi i Minskut i OSBE-së mbetet pika e vetme e ndërmjetësimit.

Por Parisi dhe Uashingtoni nuk ishin pjesë e këtyre negociatave të minutës së fundit.

Putin foli me presidentin Francez Emmanuel Macron disa ditë para marrëveshjes dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov gjithashtu foli me homologun e tij francez pas arritjes së ndërmjetësimit.

Do të ishte një nënvlerësim nëse do të pohonim që Shtetet e Bashkuara janë shpërqendruar nga zgjedhjet presidenciale këtë javë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk ka folur në publik që nga rënia e Shushas.

Mundësitë e humbura

Por është e rëndësishme të theksohet se elementët e marrëveshjes së Moskës u ndërtuan  mbi përpjekjet e vazhdueshme brenda Grupit të Minskut.

Azerbajxhani kërkonte territoret e forcave armene nën një zgjidhje gjithëpërfshirëse politike.

Vendosja e një korridori që lidh Armeninë dhe rajonin e Nagorno-Karabakh ishte konsideruar gjithashtu pjesë e një zgjidhje. Në të vërtetë, në bisedimet e paqes në 2001, u konsiderua ideja e korridoreve reciproke të transportit me lëvizje të lirë të garantuar të njerëzve dhe mallrave – një pasqyrë e marrëveshjes së fundit të Moskës.

Disa nga pikat e tjera të marrëveshjes – kthimi i shpejtë i personave të zhvendosur brenda vendit (PZHBV) me mbështetjen e siguruar nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara, ndihma ndërkombëtare dhe përpjekjet e rindërtimit, heqja e embargove dhe bllokadave, lirimi i të burgosurve të luftës dhe kthimi i eshtrave , vendosja e një misioni ndërkombëtar vëzhgimi – gjithashtu u analizuan, diskutuan dhe u propozuan të gjithë nga anëtarët e Grupit të Minskut gjatë dekadave të fundit.

Ajo që është e re në marrëveshjen e Moskës pasqyron realitetin aktual – një zgjidhje e pjesshme që nuk ishte hartuar në një proces të ngadaltë, të kujdesshëm në tryezën e negociatave, por në sfondin e një lufte aktive, transmeton abcnews.al

Elementi që mungon

Por elementi thelbësor që mungon në marrëveshjen e re është çështja më e vështirë për tu zgjidhur: statusi i ardhshëm i Nagorno-Karabakh.

Që nga fillimi,  njohja e pavarësisë ose e drejta e Karabakh për vetëvendosjen ka qenë çështja kryesore për palën armene.

Nëse të dy grupet etnike mund të jetojnë edhe një herë së bashku në paqe në Karabakh mbetet një pyetje e hapur. Pashian kohët e fundit shprehu bindjen se “Karabakh nën kontrollin e Azerbajxhanit do të thotë Karabakh pa armenë”.

Kjo ndjenjë është rritur edhe më shumë në mesin e popullit armen nga lufta e fundit. Këtë vit në Valdai, Putini tha se qëllimet e të dy palëve mund të arriheshin përmes negociatave paqësore, por shtoi: “Për fat të keq [ata] ende e shohin njëri-tjetrin përmes automjeteve dhe pushkëve kundrejt njëri-tjetrit.”

Kur qyteti i Shushas u dorëzua, Aliyev brohoriti : “Ne kemi fituar në fushë beteje”, por jo në tryezën e negociatave. “Përkundër të gjitha deklaratave, ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt,” tha ai.

Përveç viktimave dhe shkatërrimit, secila palë besohet të ketë përdorur municione  që janë të ndaluara sipas konventave ndërkombëtare – në shënjestrimin e zonave civile. Kombet e Bashkuara kanë ngritur gjithashtu shqetësime në lidhje me shkelje të rëndësishme të të drejtave të njeriut dhe krime të mundshme të luftës .

Kjo nuk do të ndihmojë në mbështetjen ndërkombëtare për secilën palë. 

Përdorimi i forcës nuk mund të zgjidhë mosmarrëveshjet në Nagorno-Karabakh.

Situata aktuale është bërë akoma edhe më e dhimbshme sepse dekada më parë janë arritur marrëveshje  më të mira përmes diplomacisë sesa ato që janë vendosur sot.

Megjithatë, të dy palët, ishin të papërgatitura për zgjidhje të mirëfillta kompromisi.

Mijëra të vdekur, miliarda dollarë të shpenzuar për armë, dekada të humbura për rritjen e prosperitetit – ka bërë që populli i  Armenisë dhe Azerbajxhanit të paguajë një çmim shumë të lartë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!