Presidenti amerikan Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill ndodhen në Britani në kuadër të samitit të G7. Vëmendja e mediave në këtë aktivitet të rëndësishëm të shteteve të fuqishme ekonomike është sigurisht te çifti i Shtëpisë së Bardhë.
Mediat e huaja raportojnë se çifti Biden u panë me xhinse dhe atlete paraditen e sotme në Hotel Cornwall, ku edhe po mbahet samiti, përcjella abcnews.al.
Kamera kapi Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara dhe gruan e tij Jill Biden duke buzëqeshur në tarracën e hotelit Tregenna Castle Hotel. Sipas “Daily Express”, Biden piu një Coca Cola dhe Zonja e Parë një gotë verë.
A first in my career. @POTUS comes and sits down at table in a bar next to me and orders a drink. Am trying to act nonchalant #G7 pic.twitter.com/XQecXWIfJL
— Jon Sopel (@BBCJonSopel) June 10, 2021
Ndërkohë, ata janë pritur mjaft mirë edhe nga çifti britanik i sapomartuar Johnson. Në pamjet e publikuara të dy çiftet shfaqen duke ecura në plazhin e Cornwall, para se të fillonte zyrtarisht takimi i delegacioneve britanike dhe amerikane brenda G7.
Joe dhe Jill Biden duket se e shijojnë udhëtimin e tyre si dhe shoqërinë e çiftit kryeministror. Dy zonjat e para, gruaja e Presidentit të SHBA Jill Biden dhe zonja e re Johnson, Carrie Simmons, si dhe djali i Kryeministrit Britanik, luajtën rolin e tyre në takim. Vilfredi i vogël u argëtua në plazh me nënën e tij dhe Zonjën e Parë të SHBA. Këtë takim argëtues shtypi i huaj e ka cilësuar si “diplomaci pelenash”.
Në takimin e tyre, të dy udhëheqësit minimizuan raportet për një përçarje në marrëdhëniet e tyre mbi Brexit dhe bënë shaka në lidhje me jetën e tyre personale.
Përveç kësaj, të dy palët minimizuan thashethemet dhe theksuan se nuk kishte asnjë ton armiqësor në bisedime. “Ne jemi këtu për të rinovuar marrëdhëniet historike dhe shumëplanëshe midis dy vendeve. Ne po hedhim themelet e “Kartës së Atlantikut” të ri të nënshkruar nga Churchill dhe Roosevelt. Në të njëjtën kohë, jemi duke punuar së bashku për të përmbushur sfidat e shekullit tonë,” ka thënë Biden. g.v/abcnews.al
-seaside diplomacy-
Carrie, (one-year-old) Wilfred Johnson walk with Jill Biden on Cornish beach pic.twitter.com/TCuELS4Tek— TARIK TOROS (@TarikToros) June 10, 2021