Diplomaci dhe marrëveshje me gjysmën e botës: Strategjia e Kilit ndaj Covid-19

schedule15:33 - 1 Mars, 2021

schedule 15:33 - 1 Mars, 2021

Pragmatizëm dhe aftësi negociuese. Kili i vogël ia ka dalë të ketë sukses aty ku kanë dështuar të mëdhenjtë. Kjo falë këmbënguljes, organizatës shëndetësore bazë të trashëguar nga vitet ’50 të shekullit të kaluar dhe një programacioni të matur. Por dhe të një strategjie që u dëshmua fituese.

Në 21 ditë ka vaksinuar më shumë se 3 milion qytetarë, nga data 3 – 24 shkurt: 16% të popullsisë prej 19 milion banorësh. Deri në fund të muajit qershor do arrijë të vaksinojë 13 milion të tjerë – duke arritur dhe imunitetin e tufës. Do të mund të festojë fitoren dhe të dalë nga ankthi i pandemisë. Nuk është një mrekulli por është një sukses që po merret model nga i gjithë kontinenti latino-amerikan.

Para Kilit për sa i përket numrit të banorëve të vaksinuar është vetëm Britania e Madhe. Tashmë vendi është në garë mne Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po arrin objektivin e vaksinimit të 20 për qind të popullsisë. Kili mund t’i lejojë vetes që të rishesë dozat e vaksinës në Uruguaj, Meksikë, Peru dhe Kolumbi.

Shpjegimi i këtij suksesi vjen nga vetë protagonistët e kësaj pune të kryer me marrëdhënie diplomatike, negociata, marrëveshje. Me kujdes por në dritë të diellit. Pa prapaskena, lojëra, propozime që rezultojnë mashtrime, shkëmbime akuzash dhe hile.

Cdo gjë nisi një vit më parë. Pas alarmi për Covid, Kili aktivizoi antenat e tij të botës shkencore. Dy muaj pas rritjes së numrit të infektimeve dhe viktimave, presidenti i vendit takon nën sekretarin për marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare dhe i ngarkon detyrën për të arritur marrëveshje me të gjithë laboratorët e botës të impenjuar në kërkimet për vaksinat: Shko dhe gje, pa ideologji, dyshime apo pasiguri. Mos nënvlerëso asgjë,” urdhëroi presidenti

Dhe nënsekretari Jane bën një punë shumë të mirë. Udhëton në gjysmën e planetit, mbërrin në Kinë dhe firmos një kontratë me Sinovak Biontech.

E bën para miratimit të vaksinës nga agjenci të ndryshme ndërkombëtare. Pekini në atë kohë shihet me dyshim pasi jemi në muajt që akuzohej si përgjegjësi i pandemisë. Trump dhe Bolsonaro që e akuzonin pa filtra Kinën. Presidenti kilian Pinera zbret vet në terren. Përkëdhel drejtuesit kinez, telefonon disa herë homologun kinez Xi Jinping, dhe shmang pengesat e burokracisë kiliane. Ndërkohë ka përjetuar gjashtë muaj ferri mes 2019-ës dhe 2020-ës me vendin në protesta. Nuk është shumë i pëlqyer në popull. Por është një biznesmen me eksperiecë, dhe të gjithë ia njohin aftësitë negociuese.

Por marrëveshja me Sinovak nuk i mjafton. Studion një plan B dhe një plan C. E kupton se kur vaksina të gjkendet, do të kthehet në një biznes shumë të madh. Nuk është thjesht çështje parash por dhe prodhimi dozash.

Të gjithë do të duan dhe nuk do të ketë mjaftueshëm. Ai investon 200 milion dollarë por duhen dhe 100 të tjerë. Ai ndjek një princip të vjetër vendas: I përsosuri është armik i të mirit. Nuk duhet humbur kohë. Duhet siguri në planin shëndetësor dhe shumë marrëveshje, në 6 muaj ai arrin të firmosë 30 të tilla. Dhe me Pfizer që në 24 dhjetor të një viti më parë i dorëzoi 24 mijë doza. Duhet për të imunizuar të gjithë ata që punojnë në njësitë e terapisë intensive. 10 milion doza të tjera u dorëzuan në Santiago në janar të këtij viti

Rezultati është fryt i rrjetit të kontakteve dhe iniciativave diplomatike. Me Sinovak, në krahasim me Pfajzer, ishte ndryshe. Pari shkëmbime të dhënash dhe informacionesh. Kili i dha Kinës rezultatet e eksperimenteve klinike të përpunuara në laboratorët e saj dhe Pekini hapi dyert për dhënien e vaksinës. Kontrata detyron Pekinin të japë 60 milion doza në tre vite.

Një kontribut i rëndësishëm në këtë rast u dha dhe nga universiteti katolik i Kilit që mirëpriti një laborator të Sinovak. Nuk ishte e lehtë. U deshën telefonata të përjavshme dhe më pas të përditshme

Në këtë mënyrë nisën kërkesat masive. Të gjitha industritë e Big Pharma ishin në pritje. U përgjigjën Pfizer e Moderna.

Me AstraZeneca ishte firmosur një kontratë për 5 milion doza që në muajin maj të një viti më parë. Por për të shmangur surpriza, si ndodhi pothuajse kudo, Kili kishte hyrë në kontakt dhe me Cansino, një tjetër kompani kino – kanadeze që po kryente eksperimente të vogla në laboratorët në Kili.

Jo të kënaqur, kilianët vijuan negociatat me Sputnik V, nënshkruan marrëveshje dhe dozat do të shërbejnë për të përforcuar rezervat e tre mujorit të  dytë të këtij viti.

Në 3 shkurt nisi plani i vaksinimit masiv. 87.264 persona vaksinoheshin në një dtë në 1.300 qendra të krijuara në shkolla, kazerma, spitale dhe qendra tregtare. Të gjithë qytetarët mbi 65 vjec kanë marrë dozën e parë dhe javën e ardhshme do të marrin të dytën.

Të mërkurën u nënshkrua një marrëveshje e dytë me Sinovak dhe Pfizer për 9 milion doza. Do të duhen për të mbrojtur 250 mijë profesorë dhe mësues, pacientë në dializë dhe persona 60 deri në 64 vjeç. Në 8 mars do të nisë vaksinimi për ata që kanë sëmundje kronike dhe brenda muajit qershor do të arrihet imuniteti i tufës.

Kili u mbështet dhe në rrjetin e mjekëve të familjes që u shpërbë nga Pinochet por që u ringrit; por dhe në autonominë që iu jepet me ligj presidentit të institutit të shëndetit publik i cili mundi të vepronte pa asnjë pengesë burokratike dhe presion.

U formua dhe një staf me avokatë i grupit Skadden – i pesti në botë për të ardhurat – që blindoi kontratat amerikane me Pfizer dhe Moderna. Pjesa tjetër është ritëm, koordinim, dhe shumë fleksibilitet. Sidomos me Kinën, të cilën në fillim e përbuzën të gjithë por që tashmë të gjithë e duan./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!