Dionisi dhe 12 milion € për një shqiptar, skenarët e fundit te Lazio

schedule22:19 - 1 Qershor, 2021

schedule 22:19 - 1 Qershor, 2021

Lazio, pas largimit të Simone Inzaghi, është në kërkim të një tjetër trajneri dhe ditët e fundit më i përfoluri ishte Maurizio Sarri. Italiani e gjeti zgjidhjen me Juventusin, për kontratën që kishte, por nuk ka rënë dakord me presidentin Claudio Lotito.

Pista Sarri nuk ka rënë ende, por tashmë ka edhe një opsion tjetër. Bëhet fjalë për trajnerin Alessio Dionisi, i cili drejtoi skuadrën e Empolit drejt rikthimit në Serie A. Ai ka edhe një vit kontratë dhe Lazio duhet të paguajë 2 milion euro për ta marrë.

Dionisi ka fituar shumë pikë dhe mund të kthehet në zgjedhje të parë nga plan B që ishte. Ai pritet të takohet me Lotiton dhe drejtorin sportiv, Igli Tare, për të vendosur nëse do t’i besohet drejtimi i Lazio ose jo.

Klubi kryeqytetas nuk ka nën mbikëqyrje vetëm trajnerin. Nedim Bajrami, mesfushori me origjinë shqiptare, mund të blihet prej tyre për shumën e 12 milion eurove. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!