Pas Dinamo-Vllaznia, që u zhvillua një ditë më parë, Abissnet Superiore e vijon rrugëtimin me një duel mbijetese që do të zhvillohet në Korçë nga ora 16:45.
Skënderbeu-Vllaznia është ndeshja e vetme për ditën e sotme, për llogari të javës së 14-t të kampionatit.
Korçarët, pas humbjes së pësuar në Shkodër kundër Vllaznisë, duan të marrin pikët e plota dhe të çojnë në 6 pikë diferencën me krutanët.
Kastrioti nga ana tjetër është i motivuar pas fitores kundër Egnatias rivale dhe qoftë edhe një pikë do të ishte shumë pozitive sot, pasi do ruante diferencën me korçarët.
Ditën e nesërme janë në program tre duele të tjera, duke nisur fillimisht me Egnatia-Laçi e për të vijuar më pas me Kukësi-Partizani në “Loro Boriçi” dhe Tirana-Teuta në stadiumin “Air Albania”. / abcnews.al