Dinamo “sakaton” Partizanin, dy lojtarë “shqetësojnë” demat

schedule10:55 - 11 Shkurt, 2022

schedule 10:55 - 11 Shkurt, 2022

Partizani u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë falë golit të shënuar nga ish-sulmuesi i Dinamos, Xhuliano Skuka.

Takimi i luajtur në “Air Albania” mes dy skuadrave kryeqytetasve ishte shumë i luftuar, me skuadrat që kërkonin “shpëtimin” te Kupa.

Përveç fitores, kjo përballje ka “sakatuar” demat e Dritan Mehmetit, pasi dy lojtarë janë dëmtuar në derbi kundër bluve të Bledar Devollit.

Autori i golit Skuka dhe Andi Hadroj u larguan nga fusha për probleme fizike, ndërsa sot do të mësohet gjendja e tyre. Në kampin e Partizanit shpresojnë që dy titullarët të mos kenë asgjë serioze pasi të hënë do të luajnë ndaj Skënderbeu në transfertë dhe mungesa e tyre do të peshonte jo pak. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!