Dinamo prezanton afrimet e reja, Barushi: Po nisim një kapitull të ri

schedule11:50 - 18 Janar, 2022

schedule 11:50 - 18 Janar, 2022

Trajneri Bledi Shkëmbi ishte sot në konferencën për shtyp, ku foli për ndeshjen kundër Kukësit që do të luhet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” ora 16:45, takim ky është është i fundit për javën e 16-të të Abissnet Superiore.

Në këtë konferencë blutë prezantuan edhe afrimet e reja të kësaj merkatoje, duke nisur që nga plotësimi i stafit me zëvendstrajnerin, Bledar Devolli, dhe me përgatitësin atletik, Orjand Abazaj, për të vazhduar më pas me futbollistët, Lilaj, Reginaldo dhe Deninson.

Drejtori sportiv i Dinamos, Ermal Barushi, i cili prezantoi edhe blerjet e reja, është shprehur se presidenti i klubit po financon për blerjen e një kompleksi sportiv, ku për blutë do të nisë një kapitull i ri.

“Pas përfundimit të sezonit, kemi bërë një analizë dhe kemi nxjerrë disa konkluzione. Dua të falënderoj ish-pjesëtarët e stafit dhe lojtarët që janë larguar. Presidenti ka dhënë mbështetje, pavarësisht rezultateve. Kemi bërë dy afrime ë, trajnerë që njihen në botën e futbollit, Devollin dhe Abazajn.

Jemi në proces për blerjen e një qendre sportive. Presidenti po financon për nisjen e një kapitulli të ri për Dinamon”, ka deklaruar Barushi.

“Jam lojtar profesionist, erdha këtu tri ditë më parë. Do të jem gati për të dhënë më të mirën time për Dinamon,” deklaroi Reginaldo i cili mori mënjeherë fjalën pas rikthimit të tij në superiore. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!