Dinamika e vrasjes së dyfishtë në Elbasan, pritë, ndjekje dhe breshëri, e shkuara e errët

schedule23:17 - 4 Tetor, 2021

schedule 23:17 - 4 Tetor, 2021

Elbasani u trondit mbrëmjen e sotme nga një ekzekutim i dyfishtë me armë zjarri në dalje të qytetit, rrugës kryesore për në Tiranë.

Viktimat e atentatit janë Ardjan Çollaku 50 vjeç me një të shkuar kriminale, i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike, por i skeduar edhe në Shqipëri për dhunë në familje dhe Lulzim Bitri 40-vjeç, gjithashtu me precedent penal, i përfshirë në një vrasje në Tetovë tre vite më parë.

Gazetari i “ABC” Aldo Kozarja ka zbardhur kronologjinë e atentatit mafioz që mori dy jetë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në një lokal, pranë një pike karburanti. Autorët që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe armatosur e kanë pritur shënjestrën (ende nuk dihet cili ishte objektiv apo të dy) të fshehur në makinë tip “Volvo” disa metra larg karburantit, por me fushëpamje të qartë, pasi si duket kishin informacion mbi lëvizjet.

Ardjan Çollaku

Në momentin që 50-vjeçari Çollaku ka ardhur pranë karburantit ka parkuar makinën dhe sapo doli për të hyrë në ambientet e lokalit së bashku me Bitrin u qëlluan me “Scorpions”.

Dëshmitarët kanë deklaruar se fillimisht është qëlluar njëherë, më pas breshëria e plumbave u mori jetën Çollakut dhe Bitrit. Në vendin e ngjarjes u gjendën 23 gëzhoja.

Me shpejtësi “rrufe” atentatorët janë larguar në drejtim të fshatit Balldre duke djegur makinën për të humbur gjurmët. Ende deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Policia ka ngritur postblloqe të shumta në hyrje dhe dalje të qytetit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!