Dinamika e plagosjes në Fier/ Babë e bir i zunë pritë 50-vjeçares. I riu qëlloi me armë

schedule10:36 - 10 Prill, 2025

schedule 10:36 - 10 Prill, 2025

Zbardhet dinamika e plagosjes së ndodhur të mërkurën e 9 prillit në Fier, ku e mbeti e plagosur 50-vjeçarja Suzana Mërnica dhe djali i tij.

Mësohet se dy autorët, Afrim dhe Ali Cimili, i zunë pritë 50-vjeçares.

“Ngjarja është zbardhur sot. Dy autorët i kanë zënë pritë Suzanës dhe djalit të saj, duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë. Konfirmohet se ka qëlluar i biri. 23-vjeçari ka përplasur personat që ndodheshin në motor. Babai dhe i biri kanë lëvizur në drejtime të ndryshme, janë përdorur dy automjete. 66-vjeçari u kap në një banesë të të afërmve të tij. Një vit më parë, familjet janë konfliktuar me grushte, por nuk ishte raportuar në polici”, raportoi gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!