Fundjava ka nisur me mot të paqëndrueshëm për të gjithë rajonin i cili është futur zyrtarisht në stinën e dimrit, me reshje shiu e dëbore si dhe temperatura të ulëta.
Pasditen e sotme meteorologët kanë parashikuar reshje shiu dhe shtrëngata të përkohshme në disa zona. Reshjet do të vazhdojnë të shtohen edhe nga mesdita e të dielës. Të njëjtat kushtet do të prekin edhe Greqinë ku meteorologët kanë parashikuar një fundjavë me stuhi të herëpashershme.
Reshjet gjatë orëve të natës kanë sjellë dëme të mëdha në Ili duke shkaktuar përmbytje në disa zona si pasojë e vërshimit të ujit nga përrenjtë, lumenjtë dhe kanalet kulluese që nuk e mbanin dot vërshimin e madh të ujit.
Në Vartholomio është përmbytur pedonalja kryesore e qytetit ndërsa shitësit janë detyruar të përdorin kova dhe fshesa për të nxjerrë ujin nga bizneset e tyre.
Në shkollën fillore të zonës zjarrfikësja ka transportuar nxënësit për në shtëpi pasi rrugët përreth godinës ishin kthyer në lumenj./Abcnews.al