Dimitrov për Euronews: Në një mënyrë ose tjetrën do hyjmë në BE

schedule10:26 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 10:26 - 10 Dhjetor, 2019

Në një intervistë për Euronews, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov u shpreh se në një mënyrë ose tjetrën vendi i tij do të hyjë në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se më mirë do ishte që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësoheshin së bashku, por nëse s’do ishte e mundur, atëherë më mirë një se asnjë .

Ambiciet e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian u shtypën nga Këshilli Europian në muajin tetor kur një minorancë shtetesh anëtare, së pari Franca, tha jo, duke theksuar se ishte ende shpejt për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ka nga ata që dëshirojë që rruga e dy vendeve të ishte e ndarë.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, mendon në nivelin e zonës Ballkanike duke thënë se suksesi i një vendi mund të konsiderohet si suksesi i një rajoni të tërë.

“Si fqinj, si fqinj të mirë, ne besojmë se dhe Tirana është në gjendje të fillojë aventurën e saj europiane. Mendoj se anëtarësimi i të dyja vendeve në BE është zgjidhja më e mirë, duhet të punojmë të gjithë duke gjetur një pikë të përbashkët. Por nëse nuk është e mundur atëherë na duhet një dinamikë pozitive, jo negative, dhe anëtarësimi i vetëm një vendi gjithësesi është më mirë se asgjë”, shprehet ai.

Pas refuzimit të madh të muajit tetor, tashmë ka presion ndaj Komisionit të ri Europian.

Nuk është e thënë se strategjia për të vijuar rrugën e vetme, do të ishte një strategji fituese për Maqedoninë e Veriut. Ajo që është e sigurtë është se shumë kryeqytete europiane, dhe vet ish presidenti i komisionit europian Zhan Klod Junker, e konsideruan si gabim refuzimin që iu bë Tiranës dhe Shkupit.

Ministri i jashtëm Dimitrov është takuar tashmë me komisionerin e ri për zgjerimin Olivér Várheli, por kuptohet se rruha është e vështirë. Por Dimitrov shprehet i bindur se nuk ka një alternativë për rajonin. Ai theksoi se vendi i tij në një mënyrë ose tjetrën do të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por rruga do të ishte më e lehtë nëse do të kishte mbështetje.

Në pritje të lajmeve të reja nga Brukseli, të dy vendet po punojnë për të përforcuar aleancën rajonale dhe së bashku me Serbinë firmosën një lloj Shengeni Ballkanik, një marrëveshje që favorizon qarkullimin e mallrave dhe njerëzve në tri vendet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!