Dimitar Kovaçevski konfirmon emrat e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

schedule23:18 - 10 Janar, 2022

schedule 23:18 - 10 Janar, 2022

Kryetari i LSDM-së i mandatuar për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes së Kryesisë së LSDM-së, ka konfirmuar emrat e funksionarëve të rinj të LSDM-së që do të jenë pjesë e qeverisë së re.

Zëvendëskryeministër për Luftë kundër Korrupsionit – Sllavica Gërkovska

Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane – Bojan Mariçiq

Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski

Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Blagoja Boçvarski

Ministër për Punë dhe Politikë Sociale – Jovana Trençevska

Ministër i Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska

Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski

Ministër i Kulturës – Bisera Kostadinovska Stojçevska

Ministër i Bujqësisë – Lupço Nikollovski

Nesër kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, do ta propozojë në Kuvend kabinetin e ri dhe programin qeveritar.

Ndërsa seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet më datën 15-16, pasi në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri. Më 17 janar, qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski si kryeministër do të nisë zyrtarisht punën.