Dilema tek Anglia, dy sulmues rrezikojnë duelin me Shqipërinë

schedule18:23 - 24 Mars, 2021

schedule 18:23 - 24 Mars, 2021

Shqipëria përballet me Anglinë të dielën, në një ndeshje që nis prej orës 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Trajneri Gareth Southgate ende nuk ka një përgjigje nga mjekët për dy prej sulmuesve të tij.

Marcus Rashford, pasi humbi ndeshjen çerekfinale të FA Cup kundër Leicester me fanellën e Manchester United, është në rrezik për duelin kundër San Marinos nesër në mbrëmje.

Ai ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe gjendja e tij do të vlerësohet hap pas hapi dhe mbetet të shihet nëse do të jetë gati për duelin kundër Shqipërisë.

Probleme ka shfaqur edhe talenti i Arsenalit, sulmuesi Bukayo Saka. I riu ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë në ndeshjen derbi kundër Tottenham dhe ndaj San Marinos as nuk do të grumbullohet, duke bërë që të rrezikojë edhe sfidën me kuqezinjtë e Edi Rejës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!