Dilema e Pochettinos, zbulohet pse nuk po nxiton për t’u rikthyer në stol

schedule12:58 - 27 Janar, 2020

schedule 12:58 - 27 Janar, 2020

Mauricio Pochettino qëndron pushim prej 19 nëntorit të vitit të kaluar, ditë kur u shkarkua nga roli i trajnerit të Tottenham. Emri i argjentinasit është lidhur me shumë skuadra të mëdha europiane si Bayern Munchen, Manchester United apo Barcelona.

Ai shpreson të rikthehet sa më shpejt në stol dhe të njëjtën gjë dëshiron edhe Tottenham. Shkakun e shpjegon Daily Mail që zbulon klauzolën mes Pochettinos dhe presidentit Levy.

Nëse 47-vjeçari vendos të marrë drejtimin e një ekipi gjatë këtij sezoni, atëherë do i duhet të paguajë 10 milion sterlina Tottenhamit. Trajneri latin nuk dëshiron ta humbasë këtë shumë dhe ky mund të jetë shkaku se pse nuk po nxiton për të nisur një aventurë të re. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!