Iker Casillas nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen. Portieri i famshëm spanjoll përsoi një infarkt me datë 1 maj, por për fat të mirë ia hodhi paq dhe shpëtoi.
38-vjeçarit i ka ardhur një propozim interesant nga Javier Tebas, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF). El Partidazo de Cope raporton se kreu i futbollit iberik i ka kërkuar portierit të konkurrojë për postin që mban ai.
Një ide e tillë e intrigon Casillas, i cili kaloi vitet më të bukura të karrierës te Real Madrid dhe fitoi çdo trofe me “Los Blancos” dhe kombëtaren e Spanjës. /abcnews.al