Gjyshi i 13-vjeçares e cila u ngacmua seksualisht nga një 64-vjeçar në Hoçisht të Devollit, ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen.
Ai u shpreh se Zenel Rushitaj i shkruante mesazhe mbesës së tij, të tilla si” “dil këtu, takohemi atje”.
Ndër të tjera, gjyshi deklaroi se Rushitaj ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje.
“Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë. Ja kërkova një ditë dhe nuk donte të ma jepte, ja mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet. Mesazhet ishin “dil këtu, takohemi atje”, vende që i kishin frekuentuar. Mesazhe kërcënuese nuk kishte. Ne dje ja kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte, dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim. Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg, dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje”, theksoi ai./abcnews.al